BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Ekonomia

Të ardhura më dinjitoze dhe të drejta të barabarta përfitimesh për emigrantët, ja sa shqiptarë dhe italianë përfitojnë njohje pensionesh

Të ardhura më dinjitoze dhe të drejta të barabarta

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, ishte finalizim i negociatave disa vjeçare midis dy shteteve për tu siguruar qytetarëve të drejtat që u takojnë mbi vitet e punës për të cilat kanë derdhur kontribute.  Pra nëse një qytetar shqiptar ka punuar për disa vite në Shqipëri dhe më pas është transferuar në Itali, vitet kontributive të punës do të bashkohen për ti siguruar atij një pension dinjitoz. E njëjta gjë do të vlejë edhe për shtetasit italianë. Po sa qytetarë shqiptarë dhe italianë përfitojnë nga kjo marrëveshje? Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore,  nga kjo marrëveshje e cila siguron shpërblim dhe të drejta të barabarta për individë nga të dy vendet, janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20,000 shtetas italianë nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për: pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar; sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen; sigurimin e papunësisë. Pas firmosjes, marrëveshja para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në parlamentet respektive. Tentativat e para për njohjen e periudhave kontributive mes dy vendeve kanë nisur që në vitin 2009, por duke qenë se ky proces kishte më shumë kosto për Italinë, u  zvarritën për afro 15 vjet. Në ditën e parë të muajit të dytë pas shkëmbimit të dokumenteve të ratifikimit, Marrëveshja do të hyjë në fuqi njëkohësisht me Marrëveshjen Administrative për legjislacionin zbatues të kësaj Marrëveshjeje, që do të bëhet e vlefshme në të njëjtën kohë kur do të hyjë në fuqi kjo Marrëveshje.