BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Ekonomia

Të ardhurat buxhetore në 2023, në raport me PBB-në u rritën me “ndihmën” e ndihmave

Të ardhurat buxhetore në 2023, në raport me PBB-në u

Ekonomia e vendit ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas pandemisë, por kapacitetet për grumbullimin e të ardhurave buxhetore nuk po ecin në të njëjtin ritëm. Të dhënat zyrtare nga Financat tregojnë se më 2023 të ardhurat në raport më PBB arritën në 27.8% të PBB-se, rritje 1 pikë përqindje në raport me vitin 2022, por pothuajse e gjithë rritja erdhi nga ndihmat e huaja dhe kontributet e sigurimeve, teksa të ardhurat nga tatimet dhe doganat në raport me PBB qëndruan në vendnumëro.

Megjithë kontributin që kishin ndihmat, të ardhurat buxhetore në raport me PBB-së, pas disa vitesh rënie kapën nivelin e vitit 2017. Të ardhurat nga ndihmat huaja në formën e mbështetjes buxhetore arritën me 2023 në 22,2 miliardë lekë vlerë sa 1 % e PBB-së këtij vit. Ky zë në raport me PBB -ne ishte në nivelin më të lartë nga viti 2016. Nga ana tjetër të ardhurat tatimore arritën në 25,9% të PBB-se me një rritje vjetore 0.7 pikë %, të ndikuara nga ecuria e mirë e kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagave

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat në raport me PBB-në mbetën në vendnumëro, vetëm 18,3 për qind. Nga ana tjetër ritmet e rritjes ekonomisë pas pandemisë janë përshpejtuar. Në 2021 PBB-ja u rrit me 8.9, më 2022 me 4.9%, dhe këtë vit pritshmëritë janë në 3.5%. Rezultatet e PBB-së tregojnë se në 9 mujorin 2023 ekonomia u rrit me 3.2 %. Para pandemisë në vitet 2018-2019 ekonomia u zgjerua mesatarisht me 3 % në vit.

Teksa ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes, nuk kanë shkuar në të njëjtën trajektore arkëtimet të ardhurave tatimore, të cilat në raport me PBB-në kanë mbetur në vendnumëro. Sakaq të ardhurat nga tatimet dhe doganat në raport me PBB-së ishin 18.3%, niveli më i ulët se rezultati 19% i vitit 2008, rekord në historinë e tranzicionit.

Inflacioni dhe ekonomia e Shqipërisë po rriten me ritme më të përshpejtuara se dekada që lamë pas, por vendi ka rënë në kurthin e informalitetit pasi të ardhurat buxhetore në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto pritet të shënojnë rënie në periudhën afatmesme 2024-2027 sipas parashikimeve në Kuadrin Afatmesëm Ekonomiko Fiskal.

Ministria e Financave parashikon që ekonomia e vendit të rritet afërsisht me 4% në periudhën 2025-2027, teksa inflacioni pritet të jetë së paku 3 për qind. Por nga ana tjetër të ardhurat në raport me PBB pritet të vijnë me rënie. Financat presin të ardhurat buxhetore të kenë arritur sa 28 për qind e PBB këtë vit, por ato nuk pritet të jenë më shumë se 27.8 % e PBB-së duke në vitin 2027./Monitor

Burimi: Ministria e Financave