Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një dalje për mediat ka vënë theksin sërish tek pensionet dhe pensionistët, të cilët janë kategoria më e vjedhur dhe e lënë pas dore. Sipas Blushit, pensionistët meritojnë rritje reale të pensionit dhe jo tallje nga qeveria. “Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin për të luftuar varfërinë duke luftuar padrejtësitë, por në 11 vite në pushtet është faktuar si persekutori më i pashpirt i qindra mijëra pensionistëve shqiptarë, që sot mezi e mbyllin muajin me pensionet qesharake. Braktisja dhe mungesa e vëmendjes ndaj kësaj gjenerate të nderuar, që aq shumë ka kontribuar për ndërtimin e vendit, është një nga krimet sociale më të mëdha të Qeverisë. Pensionistët nuk kanë qenë kurrë prioritet i Edi Ramës! Sepse në vend që t’u rriste pensionet dhe t’u garantonte shëndetësisë falas siç ua premtoi, ‘Rilindja’ bëri pikërisht të kundërtën. Jo vetëm i mashtroi pabesisht por prej 11 vitesh vazhdon i vjedh pa mëshirë, më shumë se çdo kategori tjetër, duke i zhytur gjithmonë dhe më shumë në varfëri ekstreme. Rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në 75.5% në fund të vitit 2023, krahasuar me fundvitin 2013 kur ‘Rilindja’ erdhi në pushtet, por kjo nuk ka ndodhur”, deklaroi Blushi, teksa shtoi se qindra mijëra pensionistë, në qytet dhe fshat, kanë nevojë urgjente për rritje reale të pensioneve.“
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë