
BREAKING NEWS
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon juristja: PD ka shtrirë këmbët sa ka jorganin

x
BREAKING NEWS
Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja mesazhi që donin të përcillnin autorët

x
BREAKING NEWS
Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e votimit duhet të jetë Lulzim Basha

x
BREAKING NEWS
Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top Channel: Janë ndihmuar nga persona të tjerë

x
BREAKING NEWS
Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

x
BREAKING NEWS
Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

x
BREAKING NEWS
"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

x
BREAKING NEWS
Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

x
Tirana me impiant për ujërat e zeza, Haxhinastro inauguron fillimin e punimeve në Kashar

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Korrik 2014

Brenda dy vitesh Tirana do të pajiset me një impiant të përpunimit dhe pastrimit të ujrave të zeza që do tu shërbejë mbi 350 mijë banorëve të kryeqytetit dhe komunave përreth. Projekti i vendosur në zonën e Kasharit po bëhet realitet nga kontraktori italo-japonez “Dodi Kubota” falë një kredie të butë të dhënë nga qeveria e Japonisë prej rreth 79 milionë USD. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inauguroi dje fillimin e punimeve për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura për Tiranën e Madhe.
Projekti u cilësua nga ministri Haxhinasto si një zhvillim i jashtëzakonshëm për infrastrukturën e Tiranës, por edhe për zonën e Kasharit. Sipas ministrit Haxhinasto, impakti i këtij impianti është shumëplanësh. “Së pari do t’i shërbejë rreth 350 mijë banorëve të Tiranës, duke përpunuar ujërat e përdorura të një pjese të konsiderueshme të saj. Do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në ruajtjen e mjedisit, por edhe mbi zhvillimin ekonomik dhe punësimin e shumë shqiptarëve. Projekti është një zhvillim shumë cilësor për gjithë infrastrukturën e Tiranës në të gjithë komponentët e tij, si në atë të rrjetit të kanalizimeve prej 11 km, në kolektorin kryesor të tij rreth 4.4 km, në kolektori e ri në pjesën jugore të lumit të Lanës, por dhe në vetë impiantin e përpunimit me një kapacitet rreth 95 mijë litra në ditë”, deklaroi Haxhinasto, duke i vlerësuar të gjitha këto zhvillime cilësore për infrastrukturën e Tiranës.
Ai shprehu bindjen se projekti do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar dhe bëhet fjalë për një periudhë dy vjeçare për realizimin e tij. Ministri premtoi se projekti do të realizohet jo vetëm brenda afatit por dhe me cilësinë më të lartë nga kontraktori japonez “Kubota Corporation” dhe ai italian “Construzioni Dondi spa”. Ministri i Transporteve falënderoi qeverinë japoneze dhe Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për kurorëzimi e këtij projekti kaq të rëndësishëm të filluar që prej vitit 2005.
Më të lexuarat


Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve shoqërore

Qeveria tjetër ndihmë për ushtarakët, ministri i Mbrojtjes paralajmëron kredi të buta dhe mundësi të reja strehimi për ta

Vendi drejt katastrofës ekonomike, Bordi i Transparencës çon në “stratosferë” çmimet e karburanteve, Banka e Shqipërisë rrit interesat e kredive dhe depozitave

Çmimet e larta maskojnë vështirësitë e prodhuesve, eksportet në sasi pësuan rënie me 2.4% në 2-mujorin 2023

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Rritet dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Vlon” shitja e pronave në vit krize, në 2022 shqiptarët paguan 62 mln euro tatim, 53% më shumë se 2021

Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga pagat, tatimi mbi të ardhurat shënoi rritjen më të madhe për janarin

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot
