Nga dita e djeshme nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 214 lekë për litër, nga 218 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 195 lekë, nga 200 që ishte. Gazi nuk ndryshon, do të vijojë të shitet me 71 lekë/litër. Nisur nga akuzat e shumta, ku kërkohet shkrirja e Bordit me argumentin se po mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve, sqarohet se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 21.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 840, – 68 nga data 17.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 945, -42 nga data 17.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 114. 87 (+ 1.48 nga data 17.11.2022). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë