Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi dje ndryshimet ligjore që Dita e Abetares, 22 nëntori, të jetë pjesë e kalendarit të festave kombëtare. Po ashtu Komisioni i Ligjeve miratoi dhe një projektligj në fushën e arsimit. Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet nxitja e bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit të lartë brenda sistemit të programit të shkëmbimit të Evropës Qendrore për studimet universitare, i referuar si “CEEPUS IV”. Në drejtimin e kryetares Klotilda Bushka, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mori në shqyrtim dy projektligje. Fillimisht u shqyrtua projektligji për një shtesë në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar”, i cili u prezantua nga Artemis Malo, zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe u relatua nga deputeti Klevis Xhoxhi. Zëvendësministrja Malo sqaroi se shtesa në projektligj synon vendosjen e datës 22 nëntor, Ditës së Alfabetit, si festë zyrtare dhe nënvizoi se kjo ditë e njësuar në Kongresin e Manastirit, është e njohur tashmë si festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera, Malo sqaroi se propozimi erdhi pas zhvillimit të Samitit të Diasporës, vitin e kaluar, dhe e propozuar si e tillë me këtë projektligj edhe në Shqipëri, synohet të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat dhe diasporën shqiptare. Relatori i çështjes Xhoxhi vlerësoi se projektligji vjen në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe duke nënvizuar rëndësinë e kësaj date për historinë e vendit tonë, ftoi kolegët ta miratojnë atë. Pas diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë