Gazetarja Aida Topalli, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për një problem i cili është shtuar shumë atë të largimit të adoleshenteve nga banesat e tyre të cilat përfundojnë më pas duke u trafikuar.
Duke treguar disa histori të dhimbshme, Topalli shprehet se kontaktet e para që krijojnë janë përmes rrjeteve sociale. Sipas saj ne si shoqëri po e keqpërdorim lirinë, ndërsa thekson se adoleshentët duhet të trajtohen si të trafikuara.
“Sa herë që flasim për të mitur dhe adoleshentë janë tema delikate. Së fundmi kishim pikë së pari që u bë i madh ishin tri adoleshente që ishin larguar nga banesa për 6 muaj me radhë. Dy prej tyre ishin motra dhe njëra shoqe dhe këto rrinin me djem. Ishin njohur dy motrat në një lokal në Durrës me një djalë 27 vjeç dhe për arsye ende të paditura nëse djali i ka gënjyer apo i ka ofruar diçka nuk e di, por unë e quaj trafikim të pastër sepse duke qenë një grupmoshë që duan të largohen nga shtëpia për të qenë të lirë, por këta i marrin i vendosin në një hotel dhe duke ftuar gjatë gjithë kohës djem të tjerë. Nuk mund të flasim për vetëdije kur ato janë në një moshë që nuk i kuptojnë mirë ato gjëra. Pastaj duke ardhur nga familje me problematika të theksuara sociale, ato thjesht duan lirinë më shumë se sa vlerat monetare, por djemtë duke përfituar nga naiviteti i këtyre vajzave adoleshente i trafikojnë pastër.
Vajzat janë rikthyer një herë dhe kanë ikur prapë brenda këtij 6 mujori. Duhet të kemi disa shërbime sociale sepse ato duhen trajtuar si viktima shërbimi sepse në të tilla ambientet konsumojnë dhe lëndë narkotike. Duke u bërë vartëse të lëndës narkotike ato nuk largohen dot më pastaj nga ky oaz. Adoleshentët duhet të trajtohen si të trafikuara. Një rast në Kamëz vajza 15 vjeç largohej vazhdimisht nga banesa pa ndonjë motiv kryesor. Ishin në kushte jo fort të mira, por jo kushte të vështira. Ikte pa motiv kthehej dhe ata erdhën dhe bënë një denoncim shumë të shqetësuar për vajzën.
Kur e kam takuar, ajo qante me lot në drejtorinë e Durrësit dhe bërtiste duke thënë që nuk dua të kthehem në shtëpi. U largua dhe nga shërbimi social dhe përsëriti të njëjtën histori. Kontaktet e para që krijojnë janë përmes rrjeteve sociale. Ne si shoqëri po e keqpërdorim lirinë. Një prind që mund atë jetë pak i madh në moshë nuk di as të gjitha taktikat e rrjeteve sociale për ti kontrolluar dhe bllokuar. Fëmijët janë kuriozë por ai akses që ka duhet të jetë i kontrolluar dhe prindërit duhet të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre. Do prodhojmë një të ardhme jo të shëndetshme për aq kohë sa këto vajza largohen nga familja dhe nuk e kuptojnë akoma se çfarë janë duke bërë me trupin e tyre, nuk kanë respektin e duhur.”, tha Topalli.