Petro Beleri, djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka folur për çështjen gjyqësore ndaj babait të tij.
Petro Beleri tha për mediat se ka marrë shumë mbështetje nga qytetarët në lidhje me përballjen ligjore të babait të tij.
Ai deklaroi se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është gjakftohtë në natyrë dhe po pret vendimin e gjykatës.
“Kur kam qenë në Tiranë të gjithë njerëzit që ishin atje na mbështesnin dhe na shikonin në mënyrë emotive. Të gjithë na thonin se çfarë është kjo gjë kështu. Të gjithë e dinë se çpo ndodh.
Babai im është gjakëftohtë dhe po pret Gjykatën që të nxjerrë vendimin, po pret procedurat dhe zhvillimet që do të kryen. Me shëndetin është mirë për momentin “- është shprehur djali i Fredi Belerit, Petro Beleri