Një 43-vjeçar me inicialet I. R., është shpallur në kërkim në Fier pasi dyshohet se se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin I. R., 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje.