Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve apo dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore është ndërmarrë në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Operacioni u ndërmor në kuadër të “Ditëve të Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (EMPACT JAD SEE) dhe u mbështet nga Europol, Eurojust, Frontex, INTERPOL si dhe një sërë strukturash ndërkombëtare. Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit të këtij viti dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet e përfshira, njofton Europoli. Spanja koordinoi aktivitetet operacionale, ndërsa EUROPOL-i koordinoi shkëmbimin e informacionit operacional ndërmjet palëve të përfshira. Më shumë se 22 mijë oficerë u angazhuan në operacion. Operacioni u koordinua nga një qendre ndërkombëtare e krijuar në Shkup, Maqedoni të Veriut, ku oficerët që përfaqësonin këto autoritete ishin të pranishëm për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për t’iu përgjigjur nevojave operacionale në terren. EUROPOL-i gjithashtu vendosi ekspertë në terren për të ofruar mbështetje analitike në kohë reale për operativët në terren. Holanda vendosi dy ekipe me pajisje speciale skanimi në pikat e kalimit kufitar në Greqi dhe Mal të Zi. Frontex dërgoi ekspertë dhe pajisje në kufijtë e jashtëm. Po kështu pati dhe kontrolle kibernetike të cilat u fokusuan në monitorimin dhe aktivitetin hetimore në ueb-faqe të ndryshme, forume, si dhe në mesazhe aplikacionet dhe rrjetet e mediave sociale. Kontrolli kishte për qëllim zbulimin e trafikut të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe mbledhjen e informacioneve për personat e përfshirë. Hetimet u kryen nga oficerë të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainë, informon Europol. Gjatë aktiviteteve të patrullimit kibernetik, hetuesit identifikuan 120 objektiva (llogari dhe/ose individë) që kishin lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit, 94 prej të cilëve ishin në një aplikacion mesazhesh, 11 në tregje dhe 10 në uebsajte të tjera dhe 5 në rrjetin e errët.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë