Kush është babai biologjik i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç? Nëse i besohet analizës së Mustafa Nanos, shefi i qeverisë së Serbisë, është me baba shqiptar, sepse sipas analizave, nisur nga pamja e jashtme, Vuçiç ngjason më shumë me një ish-gazetar të njohur shqiptar nga Kosova, sesa me të atin e tij serb.
Ai tha se Vuçiç mund te ketë ndërruar mbiemër.
“Rraca më fanatike në këtë botë janë ata që konvertohen. Ata që ndërrojnë kampin, frontin
Kam parë këtë tenistin serb Gjokoviç. Ai mund të jetë shqiptar duke u nisur nga mbiemri por edhe tiparet.
Aleksandër Vuçiç mund të jetë shqiptar edhe pse mbiemri nuk më thotë gjë. Vuçiç nuk ka një strukturë shqipe, në ndryshim nga Gjokoviç që ka strukturë shqipe”, u shpreh ai.