Mëngjesin e kësaj të hëne mbylli sytë përgjithmonë poeti dhe tekstshkruesi i njohur Agim Doçi.
Të shumtë ishin artistët e politikanët që reaguan për humbjen e madhe që pësoi vendi ynë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Postimi i plotë i Tabakut:
U prehsh në paqe Agim Doçi.
Penda dhe dashuria jote për artin të çliroi nga kurthet e ideologjisë dhe munde t’i japësh gëzimin e këngës çdo shqiptari në çdo kohë.
Dashuria jote për shqipen na dhuroi tekstet e bukura plot emocion që pikturonin edhe dhimbjen më të madhe plot dashuri dhe optimizëm.
Të qoftë i lehtë dheu!