Pala greke në pikën doganore të Kapshticës ka njoftuar ndryshimin e kushteve të grevës së paralajmëruar nga Sindikata Doganore përsa i përket hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Pala greke i ka bërë me dije policisë kufitare të Kapshticës se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin në të dyja anët e kufirit, 1 orë,në harkun kohor të 4 orëve.
Kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejohen hyrje- daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi.
Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)
02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00
03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00