Me pankartat “Nuk e falim pronën”, “Shteti ka fytyrën e krimit”, “Shteti na ka shitur”, 20 familjet e Bërxullës protestuan dje para kryeministrisë. Kërkesat e tyre janë që të devijohet projekti i rrugës Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre, të bëjnë shpronësim me vlerë të tregut si dhe të ketë rrugë dytësore me mbikalim e nënkalime. Prej 5 muajsh protestojnë duke kundërshtuar ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, sepse sipas tyre prona e tyre nuk po vlerësohet siç duhet. “Nuk lejoj njeri të futet në tokën time. Ky shtet do të na vrasë e të na shtypë. Kjo qeveri do vetëm të mbushë xhepat e bankat nëpër botë. Bëjmë 5 muaj në protest dhe shteti nuk na ka kthyer asnjë përgjigje. Jam banore aty, s’kam ardhur nga askund. Shteti t’i vërë gishtin kokës, jo të bëjnë ligje sipas kokës së tyre. Po e fusni në gropë popullin”, tha një nga protestueset, e cila mbante në dorë pankartën “Do të vetëflijohemi””, deklaruan ata. Ndërkohë banorët protestuan edhe para zyrave të BE-së në Tiranë. Ata kërkojnë të shpronësohen me vlerën e tregut e cila është 50 euro metër katror. Nëse kjo nuk ndodh, kërcënojnë se do të shkojnë deri në vetëflijim. Gjatë këtij tubimi por edhe protestave të kaluara banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin. Banorët e Bërxhullës, thonë se kompania Gener2 ka fituar koncesionin i rrugës Thumanë-Kashar-Fier për 35 vite në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë