Në bazë të një studimi të fundit, rezulton se 30 % e amerikanëve i lexojnë lajmet e tyre të preferuara përmes rrjetit social Facebook, dhe se nga rrjeti më i përdorur social në botë, amerikanët zbulojnë faqe të reja të cilat ata vetë mbase nuk do t’i kishin vizituar kurrë.
Studimi i firmës së madhe të hulumtimeve “Pew Research”, ka gjetur se gati gjysma e amerikanëve klikojnë në lajmet që ata i gjejnë në përditësimet e postuara në Facebook, ndërsa dihet se 64 % e amerikanëve janë në rrjetin social, që i bie se në këtë faqe të madhe, ata i zbulojnë edhe lajmet e reja.
“Njerëzit hyjnë në Facebook për t’i ndarë momentet e tyre personale, ndërsa në lajme ata hasin rastësisht”, ka thënë Amy Mitchel, nga kompania e hulumtimeve Pew.