Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëse Rusia përparon në betejën në Bakhmut dhe arrin ta marrë atë, do të detyrohet të bëjë kompromis me Rusinë. Zelensky tha se nëse qyteti lindor do të binte në duart e forcave ruse pas një beteje të zgjatur, presidenti Vladimir Putin do t’ia shiste këtë fitore Perëndimit, shoqërisë së tij, Kinës, Iranit, siç raporton The Guardian. “Shoqëria jonë do të ndihet e lodhur. Shoqëria jonë do të më shtyjë të bëj kompromis me ta,” tha ai duke shtuar se një humbje kudo në këtë fazë të luftës mund të ta çojë në disavantazh Ukrainën. Nga ana tjetër, kreu i grupit rus “Wagner”, Prigozhin ka deklaruar se luftimet për marrjen në kontroll të Bakhmut dëmtuan rëndë forcat ushtarake të grupit. “Beteja për Bakhmut për fat të keq, ka dëmtuar rëndë edhe grupin ushtarak Wagner”, tha Prigozhin.Deklarata e tij vjen pas raportimeve se rojet kufitare ukrainase shkatërruan një “strehim” të mercenarëve të grupit Wagner në këtë qytet, nga ku sulmonin pozicionet e forcave ukrainase. Ndërtesa, e vendosur në një nga rrethet e qytetit, u sulmua me granatahedhës nga rojet kufitare, së bashku me personelin ushtarak. Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës deri më tani. Një qytet pak i njohur përpara agresionit të Rusisë, Bakhmuti është bërë simbol i qëndresës dhe këmbënguljes së vendit përballë sulmit të Kremlinit. Udhëheqja ukrainase është zotuar vazhdimisht për mbrojtjen e qytetit, por disa ekspertë kanë paralajmëruar se kjo mund të jetë shumë e rrezikshme dhe e kushtueshme. Ata thonë se Ukraina e ka kthyer Bakhmutin në një “makineri që po ha” forcat më të afta të Rusisë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë