Largimi i Aleksandër Vulin nga posti i drejtorit të BIA-s nrgiti menjëherë pikëpyetjen, por edhe frikën se kush do të ishte i radhës. Dhe përgjigja ka ardhur dje. Në vendin e tij është emëruar Tomislav Radovanoviç, ish-shefi i Shërbimit për Metodat Speciale të Hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Radovanoviç ka qenë pjesëtar i MPB-së së Serbisë, ndërsa për shumë vite ka qenë komandant i Njësisë për Intervenim të Policisë së Beogradit. Ai kaloi një kohë edhe në Francë si atashe policie, pas së cilës u emërua shef i Shërbimit për Metodat Speciale të Hetimit në departamentin e policisë kriminale. Nga ai vend shkoi në BIA, në postin e shefit të teknologjisë. Për trimërinë e tij në zgjidhjen e situatës së pengjeve është vlerësuar me “Medaljen e guximit – Millosh Obiliç” – shkalla e dytë, ndërsa Sindikata e Policisë së Serbisë ia ka dhuruar edhe pllakën e artë “Oficer i mirë”. Në vitin 2021, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Tomislav Radovanoviç zbuloi një komplot në Ministrinë e Punëve të Brendshme kundër tij, duke rezultuar se një grup kishte punuar për të mbledhur informacione për të dhe familjen e tij. Ai gjithashtu tha se nuk e besoi menjëherë, pasi nuk donte të ishte paranojak. “Unë nuk i besova askujt dhe i kërkova Radovanoviçit të më mbështeste me prova, nuk i besoja as vëllait tim. E kanë bërë për të më detyruar të fshihem”, tha në atë kohë Vuçiç. Vetë Radovanoviç asokohe tha se ishte “i bindur” se ekzistonte një strukturë paralele në MPB “me njerëz të përzgjedhur saktësisht”. Radovanoviç u bë në krye të BIA-s pasi Aleksandër Vulin, paraardhësi i tij në këtë pozitë, i sanksionuar nga SHBA, dha dorëheqjen më 3 nëntor të këtij viti.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë