Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 23 Qershor, CEZ Shpërndarje ka marrë të gjitha masat, që në asnjë nga qendrat e votimit dhe të numërimit të mos mungojë energjia elektrike. Bëhet me dije se CEZ Shpërndarje, ka hartuar një plan që në rast të ndonjë avarie, apo mbingarkese të linjës të riparohen në kohë.
Kreu i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, tha se ky plan përfshin 89 KZAZ. “Ka disa dite që CEZ Shpërndarje në bashkëpunim me KQZ ka identifikuar 89 KZAZ dhe ka hartuar një plan masash, që në ditën që votohet dhe në vazhdim gjatë procesit të numërimit, të mos mungojë energjia elektrike.
Për çdo avari të mundshme, do të ketë grupe pune për të bërë riparimin dhe në anën tjetër, do të ketë dhe gjeneratorë”, tha Dollapi.