Dje në të gjithë botën shënohet Dita Botërore e Agroturizmit me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e sektorit dhe sensibilizimin për diversifikimin e tij. Agroturizmi konsiderohet promotor i jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomisë rurale. Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndau në rrjete sociale foto të simbolikës së agroturizmit dhe thekson se Dita Botërore e Agroturizmit, na bën edhe më shumë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe të sigurt pranë fermave të pasura agroturistike të Shqipërisë, ku frymëzohemi me ajrin e pastër, bukurinë e natyrës e shijojmë ushqimin e tokës dhe mikpritjen e fermerëve. Dita Botërore e Agroturizmit u krijua në vitin 1979 në një takim të OBT-së (Organizata Botërore e Turizmit), të mbajtur në qytetin turistik spanjoll të Torremolinos. Qëllimi i kësaj dite, nuk është aq tërheqja e vëmendjes ndaj kësaj industrie, por promovimi i këtyre zonave si komponenti më i rëndësishëm ekonomik në zhvillimin e një vendi. Zhvillimi i agroturizmit i jep shtysë zhvillimit krahas zhvillimit ekonomik, edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, përmirëson klimën ndërkombëtare dhe çon në mirëkuptimin global.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë