Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të interesuar, duke vlerësuar kohën si gjë të çmuar, ofron shërbimin e gjurmimit të kërkesave. Vetëm me një klik nga aparati celular ose kompjuteri ofrohet mundësia e informimit nëse: Leja e drejtimit, CAP – Certifikata e Aftësimit Profesional për transportin e udhëtarëve, Dëshmi të ndryshme, Karta e Tahografit Digjital, Leje drejtimi e bllokuar, kanë mbërritur apo jo pranë Drejtorisë Rajonale ku qytetari ka vendbanimin. DPSHTRR fton të interesuarit të informohen përmes platformës online në Web – Gjurmo Dokumentet në linkun: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente. Kjo shkurton kohë, shpenzime karburanti dhe rrit efektivitetin e realizimit të shërbimeve. Performanca pozitive e DPSHTRR i ka mundësuar rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Fokusi i DPSHTRR-së, është përmirësimi i shërbimin, eliminimi i fenomenet abuzive e korruptive, dhe transparenca në komunikim me qytetarët.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë