Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se ekselenca franceze po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët ku kanë nisur investime të mëdha për dy parqet fotovoltaike të rajonit. Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Presidentin Macron nga Pallati Elysee, Rama e falënderoi po ashtu Presidentin për vizitën në Shqipëri. “Përtej sensit historik të vizitës ka pasur një vijim që na ka prekur dhe na ka habitur shumë. Janë gjëra që po ndodhin, ka projekte, ka gjëra që po marrin formë. Është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët ku kanë nisur investime të mëdha për dy parqet fotovoltaike të rajonit. Është gjithashtu ‘Fouquet’ që nënshkroi kontratën e parë dhe që do të hapë dyert e një sistemi të mikpritjes franceze në bregdetin e Shqipërisë. Është shkolla 42 që po hap dyert e saj falë mbështetjes tuaj dhe personalitetit vërtetë të jashtëzakonshme”, tha Rama. Kryeministri shprehu bindjen se do të bëhet më shumë. “Sot ishin me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, ku ka shumë interes në shumë drejtime dhe do të presim me krahë hapur gjithçka vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin nuk është thjesht çështje parash, është çështje njohjeje, kulture, diturie. Të kesh më shumë Francë në Shqipëri do të thotë të kesh më shumë burime njerëzore dhe mënyrë për të kuptuar botën dhe Europën. Jemi profrancezë sepse kjo do të thotë të jesh etaloni i qenies proevropiane. Kjo do të thotë të jesh për Europën e së ardhmes me disa vlera që janë në zemër të Francës dhe Franca i rrezaton në mbarë botën”, nënvizoi Rama.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë