Kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myrisht Vorpsi, dje, në një intervistë për gazetën “SOT”, i pyetur mbi pranimin nga Gjykata Kushtetuese të padisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të pezulluar ndryshimet në ligjin për kompensimin e pronave, ndërsa u vendos që çështja të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike, ai ka deklaruar se shoqata kërkon që të futet palë në këtë proces. Sipas tij, ka qenë një procedurë që shoqatën e pengonte të futej në këtë proces, por tashmë kjo procedurë sipas tij ka marr fund. I pyetur se cilat janë konkretisht pikat apo nenet të cilat kundërshtohen nga pronarët, ai u shpreh se ajo që ata kundërshtojnë është se sipas tij, shteti nuk mundet që të shpronësoj një pronar për herë të dytë. Ai theksoi se me një të drejtë të fituar me ligj të ‘94-ës shteti nuk mund ta heq me një ligj tjetër të vitit 2016, sepse sipas tij nga ‘94 dhe deri në vitin 2016 kanë kaluar shumë vite.
-Zoti Vorpsi, pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke pezulluar ndryshimet në ligjin për kompensimin e pronave. Në padi kundërshtohet metodologjia e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral. Kushtetuesja pranoi kërkesën e Komunitetit Shqiptar Mysliman duke e kaluar për gjykim dhe deri në vendimin final, pezullohet zbatimi i ndryshimeve në ligjin për pronat që u miratuan vitin e kaluar. Kështu vendosi që çështja të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike. Keni një koment për këtë?
Shoqata kërkon që të futet palë në këtë proces. Ka qenë një procedurë që shoqatën e pengonte për momentin që të futej në këtë proces, tashmë kjo procedurë tashmë ka marr fund.
-Duke qenë se ju jeni kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” mund të na jepni më shumë detaje se përse pronarët nuk pajtohen me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit të kompensimit”?
Është një proces i tillë, diskutohet gjithnjë për vlerësimin financiar të 7190 hektarve toke truall dhe 606 mijë hektarëve tokë bujqësore pyll dhe kullotë që sipas ligjit 133 duhet që të vlerësoheshin financiarisht. Pra nëse deri në legjislacionin e deriathershëm shteti i detyrohej ti kompensonte pronarët për këtë sipërfaqe, me 133 shteti detyrohej që ti kompensonte këto pronar për vlerat që prona e tyre kishte. Kjo sipas hartës së vlerës që shteti me vendim të këshillit të ministrave kishte miratuar në 2016. Në 2016 kjo procedurë ndryshoj këto sipërfaqe që thash unë sipas ligjit të asaj kohe u vlerësuan financiarisht dhe duhet që të dilte një faturë sipas hartës së vlerës se sa vlenin këto sipërfaqe. Historia tregoi se ajo procedurë që ndoqi qeveria kishte shumë të panjohura nga pas. Në çështjen në gjykatën e Strasburgut, pra çështja e dytë 2020-2021 shteti deklaroi zyrtarisht përballë gjykatës që nëse këto sipërfaqe toke 7190 hektar tokë truall dhe ajo bujqësore do ti përkthenin në vlera monetare fatura që do të kishte shteti shqiptar kundrejt pronarëve shqiptar do të ishte 6.5 miliardë euro. Ky është deklarim në gjykatën e Strasburgut i avokatit të shtetit. 133 vazhdoi detyrën e tij, si rezultat i atyre modifikimeve që bëri ligjvënësi shqiptar kjo faturë u reduktua në shifra të tjera. Në 2022 kur procesi i vlerësimit financiar, kishte marr fund dhe atëherë publikisht me raportin vjetor të 2022 Agjencia e Trajtimit të Pronave pranon që janë vlerësuar vendime për kompensim 26 mijë e 92 vendime dhe nga këto vlerësime thotë ajo janë vlerësuar si ezauruar pjesa tjetër e vendime 18 mijë e ca vendime kanë qenë të vlerësuara me vlerë 101 miliardë lekë. Pra, nga 6.5 me 133 këtë faturë financiare e reduktori në 1 miliardë lekë, këtu nuk futet rivlerësimi që do ti bënte më vonë dhe që tashmë ja ka bërë pavarsisht se nuk e ka publikuar Agjencia e Trajtimit të Pronave. Po në atë raport thuhet se nuk janë vlerësuar 3700 vendime por 3000 vendime të tjera që kanë qenë të pavlerësuara. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka parasysh fakti që ka vlerësuar edhe vendimet e pavlerësuara në fund të shkurtit të vitit 2019, sepse afati ligjor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave për vlerësimet financiare të vendimeve të dhëna nga agjentit e kthimit dhe kompensimit të pronave në ato vite duhet të vlerësoheshin financiarisht brenda 2019, por agjencia nuk i kishte trajtuar dhe është një shifër rreth 3000 e ca vendime për momentin, një pjesë të tyre ajo i ka vlerësuar dhe ka arritur në këtë konkluzion. Me ndryshimet e ligjit 133 nga shteti shqiptar futen në lojë edhe gjithë vendimmarrja e mëparshme e Agjencisë së Trajtimit dhe Kompensimit të Pronave, pra nëse ishin 18 vendime të vlerësuara me një shifër 101.3 miliardë për 18 mijë e 92 vendime të komisionit të kompensimit të pronave po ti shtosh kësaj shifre edhe 18 miliardë të tjera shifra shkon 102 miliardë lekë të reja. Çfarë synoj ligjvënësi shqiptar me 77 ligjin që u miratua disa vite më parë, ku pretendohet se edhe këto 18 mijë e 92 vendime do të vlerësohen duke iu hequr në përllogaritjen e vlerës për kompensim vlerën e tokës së kthyer. Kjo është zgjidhja e shtetit shqiptar, këtyre 18 mijë vendime dhe vendime të tjera që mund të vijnë më vonë, nga vlera e 101. 3 miliardë lekë sipas ligjit 77, tashmë duhet tu hiqej vlera e tokës së kthyer dhe pronarët do të paguheshin vetëm për diferencën midis tokës për kompensim dhe tokës së kthyer. Për 30 vite duke filluar nga vitit 1994 shteti tha, deri në 2016 që doli ligji 77, shteti tha se detyrimin që kam ndaj jush do ja u plotësoj në metra katror që kishte shteti shqiptar, ky ishte një detyrim ligjor qoftë me ligjin e parë ashtu edhe më të dytin. Sot me këtë vlerësim financiar që u bë me 166 shohim në ca realiteti jemi sot, ky është realiteti pra ajo faturë që financiarisht ishte 6.5 ka përfunduar në një faturë 300 milionë euro. Sot pas gati 70 e ca vitesh pronarët shqiptar e shohin veten në udhëkryq. Pse duhet që të kenë këtë fat pronarët shqiptar pas 40 vitesh diktaturë të përfundojnë në këtë nivel që jemi sot. Kjo është një fatkeqësi për gjithë kombin jo vetëm për pronarët shqiptar. Është një kanibalizëm që shteti shqiptar me një logjik të ftohtë po ushtron ndaj pronarëve .
-A keni menduar që të bëni padi në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje?
Po kemi bërë dhe do të paraqitet brenda këtyre ditëve. Ka pasur një pengesë procedurale, e cila tashmë është tejkaluar dhe brenda pak ditëve ne do të paraqesim padinë tonë në Gjykatën Kushtetuese.
-Po cilat janë konkretisht pikat apo nenet të cilat kundërshtohen nga pronarët?
Ajo që pronarët kundërshtojnë është se, në qoftë se vendimmarrja e Gjykatës së Strasburgut dhe vendimi 4 i Gjykatës Kushtetuese kishte të bënte për tokat që u ndryshua zëri kadastral me 77 ligjvënësi e ka kaluar edhe tek pronat që nuk është ndryshuar zëri kadastrial. Komision i kthimit të pronave në ’94-ën ta ka vlerësuar si tokë truall edhe sot sipas Agjencisë së Trajtimit të Pronave toka është vlerësuar si tokë truall. Sipërfaqet e tokës për kompensim, truall, tokë bujqësore etj, Agjencia e Trajtimit të Pronave për 18 mijë e 92 mijë vendime që nuk i kishte ndryshuar zëri kadastrial e vlerësoj 101.3 miliardë lekë, me 77-tën, këtyre pronarëve që agjencia ua kishte publikuar vlerën e kompensimit shteti u thotë prit se kjo nuk është shifra që duhet, unë do ju zbres nga kjo vlerë që keni për të marr, vlerën e tokës që ju u është kthyer. Pra nëse unë të kam kthyer 100 metra tokë dhe ta kam vlerësuar dhe kam publikuar në listat e vlerësimeve financiare nga 2006-2019, do ju zbres vlerën e tokës së kthyer. Nëse ti ke pasur 10 metra dhe të kam kthyer 5 metra dhe ti ke për kompensim edhe 5 metra të tjera, ti thjesht do të marrësh asnjë lekë, sepse 5 minus 5 bëjnë 0. Kjo është logjika e ligjvënësit shqiptar në raport me pronarët shqiptar. Ajo që ne kundërshtojmë është se nuk mundet shteti që të më shpronësoj për herë të dytë. Me një të drejtë të fituar me ligj të ‘94-ës ti nuk mund të ma heqësh mua me një ligj tjetër të 2016, sepse nga ‘94 dhe deri në vitin 2016 kanë kaluar shumë vite. Ligjvënësit në ‘94 u thanë pronarëve që tokën që nuk do jua kthejnë do jua kompensojnë dhe për tokën truall nuk kishte asnjë dyshim, pastaj për tokën bujqësore ishte deri 115 hektarëve. Këtë të drejtë që ata e fituan me ligj shteti kërkon t’jua heq me ligjin e 2016, ajo është e drejtë e fituar me një ligj dhe nuk mund të hiqet me një ligj tjetër. Ata pronar shqiptar duhet që ta përfitonin kompensimin, por shteti po i masakron ata pronar shqiptar. Nuk mundesh ti sot pas 30 vitesh që një pronari që nuk i ka ndryshuar zëri kadastrial i pronës ti, ti thuash që unë ty do të heq vlerën e tokës së kthyer, sepse është shpronësim për herë të dytë. Pse po e bëjnë këtë këta?
Intervistoi: Sidorela Braçja