Ministri i Financave, Ervin Mete, priti dje në një takim presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett. Ministri Mete dhe Barnett biseduan mbi zhvillimet në drejtim të digjitalizimit dhe pagesave elektronike në vendin tonë, ku në vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv në këtë aspekt. Ministri Mete dhe presidenti i Mastercard Europe diskutuan gjithashtu mbi mundësitë e rritjes së prezencës së Mastercard në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e analizuara nga Mastercard lidhur me fluturimet e programuara për periudhën qershor-gusht 2024, Tirana rezulton destinacioni i tretë më i preferuar në Botë, pas Mynihut dhe Tokios. Në këtë drejtim, presidenti i Mastercard Europe shprehu interesin e kompanisë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, duke e vlerësuar Shqipërinë si një treg me potencial të lartë në rajon sa i përket digjitalizimit dhe në veçanti rritjes së pagesave elektronike. Barnett shprehu gadishmërinë për të mbështetur përpjekjet e qeverisë në funksion të rritjes së digjitalizimit, reduktimit të pagesave cash dhe uljes së informalitetit. Ministri Mete theksoi se Shqipëria ka avancuar sa i përket përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si pjesë integrale e Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të hartuar nga Komisioni Evropian, gjë për të cilën tashmë është bërë aplikimi paraprak.
Nuk fshihen më, Princi Leka dhe Blerta Celibashi shkëmbejnë puthje në publik (Video)
Princi Leka dhe partnerja e tij e re, fotografja Blerta Celibashi, po jetojnë dashurinë e tyre dhe tani nuk fshihen...
Lexo më shumë