Forcimi i zinxhirit të vlerave të qumështit ishte pjesë e diskutimit me ekspertët e FAO-s, profesorët e Universiteti Bujqësor të Tiranës “UBT”, përfaqësues nga shoqata të blegtorisë, partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit dhe strukturat tona të veterinarisë dhe sigurisë ushqimore. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur dje se do të vijojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe nënproduktet e tij me financim të drejtpërdrejtë për 207 mijë ferma blegtorale në vend dhe shërbim veterinar falas. “Përmes bashkimit të operatorëve dhe rritjes së mbështetjes direkte synojmë të rrisim përmirësimin e teknikave blegtorale, duke garantuar rritjen e standardeve dhe të vlerës. Nuk ia dalim të jemi konkurrues me ferma të vogla. Duhet të bashkojmë interesat e blegtorëve dhe protokollin e njëjtë në trajtim, për cilësi të garantuar të lëndës së parë”, zbuloi ministrja Denaj dje në rrjetet sociale. Formalizimi dhe respektimi i kontratave, vuri në dukje ministrja, është një tjetër çështje në funksion të zhvillimit të blegtorisë. Nevoja për të lidhur interesat e përpunuesit me blegtorin në një zinxhir të fortë është fokus i politikave të qeverisë. Ndwrkohw ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur dje se kompania “Albanian Herb” do të jetë pjesë e stendës shqiptare në panairin “BIOFACH2024”, në Gjermani. “Bimët kryesore që ata mbledhin janë sherbela dhe rigoni, për të cilin kanë një kontribut të veçantë sidomos në zonën e Belshit, ku kanë rritur ndjeshëm sasinë e kultivimit. Në rrjetin e tyre kanë të punësuar mbi 650 fermerë në të gjithë vendin”, tha ministrja Denaj. Kompania eksporton në Turqi, Itali, Greqi, Bullgari dhe në vendet e rajonit. Në Shqipëri kultivohen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike. Sherbela shqiptare, zë 66 % të importeve amerikane, e cila së fundi po eksportohet edhe si produkt përfundimtar (e përpunuar) për industrinë ushqimore në SHBA. Ndërsa 33 % e totalit të eksporteve shkon në Gjermani, Francë, Itali dhe vende të tjera deri në Australi. Përveç sherbelës, eksportohet edhe rigon, trumza, dëllinja e zezë dhe esencat e disa lloje bimësh të tjera. Eksporti vjetor i sherbelës drejt SHBA, arrin deri në 5000 tonë, ose rreth 12 milionë dollarë. Ky sektor punëson mbi 90 mijë punonjës, 10 % e të cilëve janë gjithashtu të angazhuar në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 hektarë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë