Prefekti i Kukësit Granit Gjana është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi dje se ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023, dhe nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Granit Gjana, në cilësinë e zv/kryetarit, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Pasi është vënë në dijeni të vendimit të gjykatës, Granit Gjana ka dhënë dorëheqjen nga detyra e prefektit Kukës mbrëmjen e të martës. Sipas SPAK, ky shtetas me mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “Ufo Cengu” sh.p.k, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar kompaninë të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21 milionë lekë të organizuara nga Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. SPAK thotë se si pasojë e këtyre veprimeve janë dëmtuar interesat e ligjshëm të kompanisë “Ufo Cengu” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit për blerjen e karburantit. Vendimi u mor në 1 dhjetor ndërsa masa e “pezullimit të ushtrimit të detyrës”, në ngarkim të Granit Gjanës është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit më 5 dhjetor. Aktualisht Gjana mbante detyrën e prefektit Kukës, por më parë ka qenë nënkryetar i Bashkisë. Pas video skandalit që shkaktoi shkarkimin dhe arrestimin e Safet Gjicit, nga 24 qershori deri më 4 tetor Granit Gjana u komandua në ushtrimin e detyrës si kryetar i Bashkisë së Kukësit derisa u zgjodh titullari i ri Albert Halilaj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë