Këngëtarja Eli Fara ka qenë e ftuar ditën e sotme në një emision televiziv teksa surprizat e përgatitura për të kanë bërë që këngëtarja të përlotet.
Të ftuar nga miqtë e shumtë të përzgjedhur, të cilët kanë surprizuar Eli Farën kanë qenë:
Bruno Pollogati, Këngëtar, Revolt “Klan”
Febi Shkurti, Këngëtar, Revolt “Klan”
Mimoza Shaholli, Këngëtare
“Shpesh herë mendoj se më kanë mbatuar lotët por ja që ndodh prapë. Faleminderit, ky është vend i surprizave ku më përballët me gjithë jetën time, me miqtë e mirë. Nuk jemi thjeshtë shoqe, jemi një familje që ndajmë hallet bashkë.”– ka thënë Eli Fara teksa ka dëgjuar mesazhin e dy shoqeve të saj.
Kujtojmë se dy miket e Eli Farës, këngëtarja Aurela Gace dhe valltarja Kostanca e kanë emocionuar këngëtaren me një videomesazh shumë të ndjerë.