Ditën e sotme këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Rosela Gjylbegu ka trishtuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë lajmin e hidhur se nëna e saj është ndarë nga jeta.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram, Rosela ka publikuar lajmërimin për ndarjen nga jeta të nënës së saj, Mirjana Gjylbegu në moshën 76-vjeçare.
![](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/c3384bde903d926f5526a1f90f276de2.png)
“Me dhimbje të madhe e me shpirt të coptuar, njoftoj humbjen e njeriut tonë më të shtrenjtë, nënës sonë, Mirjana Shestani gjylbeku”, shkruan këngëtarja, teksa ka publikuar gjithashtu edhe foton e nënës së saj të ndjerë.
![](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/3c7b5069ca7c697b0e53e9963be64709.png)