Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Urimin këngëtarja e njohur ka zgjedhur ta bëjë përmes disa fotografive me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, me të cilët ka bërë simbolin e shqiponjës.
“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri, nga familja jonë tek ju”, ka shkruar Rita.