Valer Kolnikaj dhe Florian Agalliu pritet të përballen spektaklin e kësaj të hënë, në një sfidë nga Agai, pas shpalljes së tyre si dy më pak të preferuarit e publikut në reality shoë-n “ferma Vip”.
Nisur nga kjo, Flori u shpreh se ndjen që do të jetë ai fermeri i eliminuar.
Nga ana tjetër Gloria theksoi se fermeri që do të fitojë sonte sfidën do të shkojë në finale.
Kjo u aprovua edhe nga vetë Flori.
Pjesë nga biseda:
Flori: Do të më vijë keq nëse Valeri eliminohet sonte. Por nëse nuk e eliminon tani, ai do të shkojë në një fazë tjetër. Si lojtar do të më bëhet qejfi nëse një nga ne çunat e fortë që jemi këtu brenda, të vazhdojë rrugën drejt finales. Por nëse nuk eliminohet tani duhet ta bësh në një fazë tjetër nëse do të fitosh.
Gloria: Një gjë është e sigurt, kush shpëton sot është për finale.
Flori: Po.
Xhesika: Nga eksperienca ime si veterane disfatash dhe sfidave, unë të sugjeroj të mos nxitohesh.
Flori: Nuk po nxitohem, unë po flas nga ndjesitë.
Xhesika: Po edhe nga ndjenjat e tua.
Flori: Unë jam natyrë modeste si njeri dhe mendoj se sipas ndjesive të mia sot dhe sipas atyre që nuhas do të jetë dita që unë do të dal sot.
Për më tepër ndiqni videon:
View this post on Instagram