Në Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe në gjuhë të tjera këtë vit kanë aplikuar 12 shtëpi botuese të huaja. Kjo bëhet me dije nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku nga këto shtëpi botuese janë vepra të autorëve si Ismail Kadare, Ylljet Aliçka, Namik Dokle, etj. “Çdo vit Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet përkthimin e 6 veprave shqipe në gjuhë të huaj”, thuhet nga QKLL. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL), hapi në muajin mars këtë vit thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. QKLL shprehet se ky fond kontribuon në rritjen e interesit të botuesve të huaj për letërsinë shqipe. “Kjo thirrje mbetet pjesë e përhershme e politikave të QKLL-së për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë”, thuhet në faqen e QKLL-së. Më herët sipas QKLL-së kërkesa duhej të dorëzohej nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi, botuesi duhet të siguronte të drejtat e autorit para se të aplikonte ose të paktën të ishte në proces të sigurimit të së drejtës së autorit. Po ashtu sipas QKLL-së botuesi duhet të paraqiste kontratën me përkthyesin (kontrata origjinale në gjuhën shqipe ose angleze). Pas miratimit të mbështetjes financiare, QKLL-ja do të nënshkruajë një kontratë me botuesin. Financimi i plotë / i pjesshëm i përkthimit të siguruar nga QKLL do të transferohet në llogarinë e botuesit. Fituesit do të bëhen publikë gjatë muajit maj nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë