Artisti Arben Meksi fitoi çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar të karikaturës “Letërsia në karikaturë”. Konkursi u zhvillua në Zagreb të Kroacisë, ku morën pjesë karikaturistë nga 64 vende të botës, u paraqitën 882 punime nga 389 autorë pjesëmarrës. Medaljen e bronzit karikaturisti e mori në veprën me temë “Bashkëjetesë dhe identitet”, ku ka realizuar dy figura emblematike të dy qytetërimeve Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, që takojnë gotat e dollisë miqësisht. Përmes metaforës, kompozimit dhe humorit, autori i vendos të dy personazhet duke takuar gotat të mbajtura në mënyra të ndryshme, si dy miq të dashur, por secili me identitetin e vet. Karikatura fituese e Meksit u vlerësua jo vetëm për metaforën e goditur dhe humorin që përcillte, por edhe për realizimin artistik të saj. Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letërsisë botërore të vendosur në situata të ndryshme të përcillen përmes humorit metaforës dhe filozofisë, mesazhe universale. Juria ndërkombëtare në fazën e parë të konkursit seleksionoi karikaturat më të mira, të cilat shprehin me qartë temën e konkursit dhe kishin nivel të lartë artistik, prej të cilave u zgjodhën dhe karikaturat fituese. Arben Meksi është diplomuar në vitin 1977 për Arkitekturë në Universitetin e Tiranës. Është autori i shumë studimeve urbanistike dhe projekteve të rëndësishme në qytetin e Vlorës. Meksi ka fituar çmim special dhe në vitin 2012 në konkursin botëror të karikaturës, që u mbajt në Stamboll. Ai konkurroi mes 2476 karikaturistëve nga 69 vende të botës.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë