Punë në piktura me motive të kostumeve arbëreshe, kompozime abstrakte apo dhe skulptura, busti i Skënderbeut, etj, ishin pjesë e ekspozitës “Art në lëvizje”. Ekspozita e artit figurativ prezanton punime të dy artistëve të njohur, piktorit Bertrand Shijaku dhe skulptorit Emanuel Koko. Kjo ekspozitë u çel në pallatin Grutter pranë bashkisë së qytetit Grottaferrates pranë Romës në ditët e para të këtij muaji. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës me dy artistët nga Shqipëria ishte kryetari i bashkisë Mirco di Bernardo dhe shumë personalitete të kulturës italiane dhe padyshim bashkëkombësit tanë dhe arbëreshët që jetojnë në atë zonë. Piktori Bertrand Shijaku tregon se të dy ata si artistë morën pjesë në ekspozitën “Art në lëvizje” me punë të reja. Piktori Bertrand Shijaku prezantoi punime me motive të qytetit të Grottaferrates gjithashtu dhe nga manastiri San Nilo, punë të tjera ishin me motive të kostumeve të arbëreshëve dhe me disa motive nga Shqipëria e jugut dhe kompozime abstrakte, ndërsa skulptori Emanuel Koko u prezantua me punime në relive të punuara në bronz, gjithashtu u paraqit me bustin e Skënderbeut dhe në reliev në bronz gjithashtu ai prezantoi dhe një kompozim mbi polifoninë në bronz, ndërsa releviet kishin karakter kombëtar me kompozime dhe portrete e figura kombëtare. “Ekspozita e artit figurativ “Art në lëvizje ” u bë e mundur nga Hasan Aliaj, i cili është kryetar i shoqatës “Rrënjët”, pra ishte një ftese e tyre në kuadrin e mijëvjeçarit të Manastirit të qytetit të Grottaferrates pranë Romës. Ky manastir që prej shekullit 18 ka qenë i frekuentuar nga priftërinjtë arbëresh, të cilët kanë shërbyer pranë këtij manastiri, pra ka një lidhje organike dhe me Shqipërinë”, tregon Shijaku. Ekspozita “Art në lëvizje” u prit shumë mirë dhe pati interes nga artdashësit italianë, ndërkohë që rrugëtimi artistik i dy artistëve do të vijojë me të tjera ekspozita.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë