Xhamia e Plumbit objekt monument kulture, ku shpjet do të nisë zbatimi i projektit të restaurimit të thellë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se ky objekt u vizitua dhe nga ambasadori turk në vendin tonë. Sipas DRTK Shkodër, pritet që vendit tonë ti shtohet një tjetër atraksion turistik. “Kënaqësi e veçantë vizita e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Murat Ahmet Yörük në Xhaminë e Plumbit, aty ku së shpejti nisim zbatimin e projektit të restaurimit të thellë si dhe transformimit të krejt mjedisit përreth, jo vetëm duke u kthyer besimtarëve një tempull në kushte optimale, po duke i shtuar edhe Shkodrës e Shqipërisë, një tjetër atraksion të madh turistik”, shkruan DRTK Shkodër në faqen e saj. Më herët edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shkruar se ndërhyrja kryesore lidhet me zgjidhjen e problemit të përmbytjeve, krijimin e një sistemi kullimi të sigurt dhe pengimin e ujërave vërshuese dhe restaurimin e ndërtesës. Sipas ministres së Kulturës, detajet arkitektonike nuk do të cënohen. Jo pa rëndësi sipas saj është edhe sistemimi i peisazhit të ambientit përreth, për ta kthyer në një park të denjë për besimtarët e turistët. Xhamia e Plumbit ose xhamia e Mehmet pashë Bushatit është një xhami historike, si dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773 është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë. Quhet e Plumbit, sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi. Me kohën dhe braktisjen e lagjes, njerëzit nisën t’ia hiqnin plumbin për ta shitur. Në kohën e pushtimit austro-hungarez, organet ushtarake vazhduan këtë vepër shkatërruese, duke ia hequr plumbin e mbetur. E ndërtuar nga Mehmet pashë Plaku i Bushatllinjve, shënjoi rëndësinë e fushës në lindje të kodrës së kalasë, e cila asokohe po gëzonte një zhvillim të madh në përvijim të pazarit.
“Kam gjetur dashurinë e jetës time…”, astrologia e famshme bën deklaratën e fortë
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Meri Shehu vijon të jetë pjesë e emisionit “Top Arena”. Me energjinë dhe karizmën,...
Lexo më shumë