Në Akademinë e Shkencave u mbajt këto ditë takimi i punës për “Enciklopedinë shqiptare” mes dy redaksive të fushës së letërsisë të Tiranës dhe Prishtinës. Në takim ishin të pranishëm Evalda Paci, Eldon Gjika, Arian Leka, Nysret Krasniqi, Muhamet Hamiti, Kujtim Shala, Linditë Tahiri-Aliu. ASH shprehet se në këtë takim u fol për procesin e hartimit të fjalësit paraprak nga të dyja redaksitë, duke pasur në vëmendje referimin ndaj modeleve paraprake të vëllimeve enciklopedike në disa gjuhë, por dhe përparësinë e përfshirjes së zërave të veçantë, për të cilët do të punohet “ex novo”. “U sqaruan nga ana e redaksisë së letërsisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë disa elemente të fjalësit paraprak, në të cilin janë reflektuar autorë, dukuri, rryma, periodikë letrarë e shkencorë mbi studimet letrare shqiptare. U sqaruan gjithashtu emërtime të zërave përgjithësues, si dhe u fol për mënyrën si do të reflektohen zëra autorialë që lidhen me personalitete që kanë kontribute në më tepër se një fushë studimi. U fol edhe për një përpjesëtim të arsyetuar mes zërash autorialë dhe zërash përgjithësues, si dhe për pasqyrimin e historikut të institucioneve të rëndësishme nëpërmjet këtyre të fundit”, thuhet nga ASH. Në këtë takim gjithashtu u sqaruan nga anëtari i redaksisë vendore të ESH Arian Leka kritere që ndihmojnë në një përfshirje më të gjerë, por përherë të ekuilibruar zërash në fjalësin tashmë në rrugë drejt finalizimit, ndërkohë që u vunë në dukje dhe veçanësi në bocat e gjithsecilës. Në këtë takim me prani fizike mes dy redaksive, që pason atë të datës 15 mars të zhvilluar në modalitetin online, dolën në pah aspekte të procesit të punës në rang redaksie, që meritojnë një vëmendje të shtuar në javët në vijim.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë