Arratisjet në kufirin juglindor vijnë në një ekspozitë dokumentare. AIDSSH, me pjesëmarrjen e të prekurve nga arratisjet në kufi, studiueseve shkencorë, përfaqësuesve të pushtetit lokal, organizoi të mërkurën një ekspozitë me dokumente arkivore, me fakte nga ngjarje tragjike në rajonin kufitar në zonën juglindore të vendit, Kolonjë, Korçë, Pogradec, ku arratisjet kanë qenë të shumta, djem të rinj mbetën të vrarë dhe të tjerë janë ende të pagjetur. Kryetarja e AIDSSH Gentiana Sula tha ndër të tjera se qëllimi përfundimtar i Autoritetit është realizimi i një memoriali në kujtim të jetëve të humbura dhe sakrificave njerëzore për liri. Artistja e artit vizual Anila Zajmi prezantoi projekt -idetë për ndërtimin e memorialit. “Nga vëzhgimet në terren, për shkak edhe të historive, fshati Rehovë është konsideruar si më i përshtatshmi për realizimin e këtij memoriali”, tha Zajmi. Të pranishmit ndoqën dhe intervistën e Luljeta Rapos, motra e Safet Rrapos, të riut 30 vjeçar nga Erseka që u vra gjatë tentativës së arratisjes në mëngjesin e datës 23 gusht të vitit1990. Në këtë ekspozitë organizuar nga Autoriteti mbi Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) shpalosen 31 njësi dokumente arkivore me 3531 fletë si: fonde hetimore-gjyqësore, historiket, indekset alfabetike të të arratisurve, regjistra për shkelësit e kufirit, listat e të arratisurve për vitet nga 1972 -1990 për tre zonat, Kolonje, Korçë dhe Pogradec. “Në analizë janë marrë edhe Komunikatat Ditore, të DPB,(‘49-‘91), në 36042 faqe. Për të ashtuquajturit shkelësit e kufirit në zonën juglindore janë mbledhur të dhëna nga fondit nr. 142, i Komunikatave Ditore për periudhën 1978 -1991, me 13463 flete. Rreth 13.600 persona u numëruan të arratisur në raportet e Sigurimit të Shtetit, nga 1944 deri në vitin 1990, pa llogaritur ato të ikur përmes ambasadave. Nga këta, rreth 4784 ishin gra dhe fëmijë. Dominonin këtu të ikurit e vitit 1945 dhe 1948. Rreth 998 të tjerë vdiqën ose u vranë nga regjimi në ketë përpjekje”, thuhet nga AIDSSH. Mbledhja e dëshmive gojore me të mbijetuar dhe familjarë të tyre, krijimi i një website multidimensional dedikuar këtyre ngjarjeve, si dhe mbajtja e një simpoziumi me historianw e kërkues shkencorw për hedhjen dritë mbi të vrarët në kufi në të gjithë vendin gjatë regjimit komunist 1944-1991, janë akte të tjera ku do të vijojë puna e AIDSSH-së për dokumentim e përkujtim.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë