Filmi “Rrugës” me regji nga Samir Karahoda do të shfaqet në festivalin e filmit në Kanë. Filmi siç u bë me dije më parë është përzgjedhur zyrtarisht për garën e filmave të shkurtër në edicionin e 77-të të festivalit të Kanës. Filmi në Kanë do të prezantohet më 24 maj dhe është në garë për çmimin prestigjioz “Palma e Artë”. Në rolet kryesore paraqiten Ylber Mehmeti dhe Miron Karahoda. Samir Karahoda përveç regjisë dhe skenarit, gjithashtu është edhe drejtor i fotografisë. Filmin e montoi Enis Saraçi. Filmi është produksion i ‘SK Pictures’ me producentë Eroll Bilibani dhe Samir Karahoda. “Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian “ARTE” dhe Televizioni Finlandez “Yle”. Filmi “Rrugës” sjell tregimin e një babai dhe djalit të tij në rrugën e tyre për në aeroport për të marrë një dhuratë të ardhur nga jashtë, e dërguar nga kumbari i djalit. Ndërsa përballen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, ata gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen. “Rrugës” është shkruar nga Samir Karahoda dhe djali i tij Mironi, duke integruar tregime personale dhe elemente autobiografike, që pasqyrojnë shqetësimet e tyre për të ardhmen e vendit. Gjatë këtij udhëtimi të shkurtër, udhëtimi i tyre bëhet një eksplorim i lidhjes së tyre mes sfidave shoqërore dhe pasigurisë që ata kanë në atdheun e tyre.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë