Investimet dhe projektet kanë nxjerrë nga lista e rrezikut disa objekte monumente kulture në vendin tonë. Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shprehet se ndërhyrjet restauruese kanë vijuar në disa objekte. “Mirëmbajtja, investimet dhe projektet me bashkëpunëtorë të huaj, kanë nxjerrë nga lista e riskut shumë objekte pasuri kulturore në shumë qarqe, falë ekipeve dhe specialistëve të drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sëbashku me mjeshtrat duarartë dhe komunitetet e organet vendore! Ndërhyrjet restauruese kanë vijuar në: Kishat e Shën Triadhës në Tudas dhe Shën Marisë në Lubonjë; Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit në Elbasan; Pikturën murale në kishën e Shën Kollit dhe punime emergjente në Urën e Niçës”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe foto të objekteve monumente kulture. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, gjithashtu është në proces një projekt i rëndësishëm për restaurimin e kishës dhe pikturës murale në ishullin e Maligradit, me mbështetjen e projekteve IPA. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se investimet kanë nxjerrë nga risku kishën e Shën Marisë, Barmash dhe Shën Kollit në fshatin Shelcan. “Rijetëzojmë kulturën anë e mbanë Shqipërisë, e rikthejmë lavdinë dhe shkëlqimin e siteve dhe monumenteve kulturore të vendit!”, thuhet nga ministri Blendi Gonxhja. Edhe më parë nga institucionet në vend janë bërë me dije ndërhyrjet që janë bërë në të tjera objekte monument kulture në vendin tonë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë