Komedia “10 vjet martesë” vepër e autorit Alil Vardar u shfaq në skenën teatrore të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Shfaqja me regji nga Andia Xhunga u shfaq për katër mbrëmje me radhë. Më herët teatri shprehej se rikthehet komedia me rekord të qeshurash. “Pas 32 shfaqjesh plot e përplot në Durrës & Tiranë, rikthehet komedia me rekord të qeshurash”, thuhej nga teatri për komedinë, që u rikthye në datat 2,3, 4 dhe 5 maj. Vepra “10 vjet martesë” e Vardar, e cilësuar aktuale për kohën, ka ngjallur kureshtjen e publikut në disa skena të botës. Aleks që e ka harruar ditën e përvjetorit të 10 të martesës, zgjedh mbrëmjen e gabuar për t’i kërkuar divorcin Lizës, e cila i ka bërë atij një surprizë vërtetë interesante. Një komedi mbi jetën e një çifti dhe të gjitha ngjyrat që ajo ka. Në role Andia Xhunga dhe Gentian Zenelaj, dy emra të njohur të skenës sonë teatrore dhe të vlerësuar nga publiku që këtë herë i ndoq në komedinë “10 vjet martesë”. Alil Vardar është një emër i njohur në teatrot e Evropës. I lindur në Bruksel nga prindërit shqiptarë, ai është një aktor dhe komedian i njohur në Belgjikë. Alil Vardar është i njohur sidomos si skenarist dhe aktor në ‘Le Clan des divorcées’ transmetuar në France 4. Në vitin 2014-të ai krijon Festival d`Avignon ku vazhdon të sjellë risi nga teatror evropiane. Debutimin e tij e bëri në vitin 1995 në një kafene të Brukselit, ndërsa më pas e krijoi një emision në radio bashkë me dy vëllezërit e tij. Tregimet e para për teatër dhe për veten dhe monologjet e tij i ka shkruar në moshën 22 vjeçare, në shërbimin ushtarak. Komedia që erdhi këto mbrëmje të muajit maj në skenë për publikun është në vijim të aktivitetit artistik të teatrit të qytetit të Durrësit. Veç shfaqjeve teatrore, në këtë teatër zhvillohen dhe të tjera aktivitete për publikun.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë