Kongresi i AIESEE-së me temë “Komunikimi dhe shkëmbimet: Europa Juglindore në kuadër të proceseve globale sociale, politike dhe kulturore” do të zhvillohet në shtatorin e vitit të ardhshëm. Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve për Europën Juglindore (Association Internationale dEtudes du Sud-Est Europeen – AIESEE), e themeluar në vitin 1964 me propozim e nismë të UNESCO-s, zhvillon në shtator Kongresin XIII. Komiteti kombëtar shqiptar i AIESEE-së, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi këto ditë një mbledhje pune, në të cilën sipas ASH u shpreh nevoja e inkurajimit të anëtarëve të këtij komiteti dhe të bashkëpunëtorëve në universitete e qendra kërkimore, duke përfshirë brezin më të ri që ka përfunduar studimet doktorale, për një pjesëmarrje cilësore e numerike të denjë në Kongresin XIII. “Ftohen universitetet dhe qendrat e kërkimit ta publikojnë thirrjen për pjesëmarrje dhe tematikën e 20 sesioneve të Kongresit. Aplikimet sipas rregullores së Kongresit, i dërgohen komitetit organizues të tij përmes komitetit kombëtar shqiptar të AIESEE-së. Titulli i referimit, tema kuadër ku propozohet të përfshihet, abstrakti dhe fjalët çelësa, në gjuhën që do të mbahet, duhet të dërgohet deri më 1 tetor 2024 në adresën elektronike [email protected]”, thuhet nga ASH. Kongresi XIII i AIESEE-së, me temë qendrore “Komunikimi dhe shkëmbimet: Europa Juglindore në kuadër të proceseve globale sociale, politike dhe kulturore” ishte planifikuar të mbahej në vitin 2024. Por, për arsye objektive, u shty për vitin 2025. Kongresi do të mbahet në Shkup, më 15-19 shtator 2025, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Gjuhët zyrtare të punës së Kongresit XIII të AIESEE-së do të jenë anglishtja dhe frëngjishtja. Anëtarët dhe bashkëpunëtorët e komiteteve kombëtare të AIESEE-së janë të ftuar të marrin pjesë në kongres. Gjithashtu janë të ftuar edhe studiues të tjerë të interesuar për temën e propozuar, studiues të rinj të doktoraturës. Sipas njoftimit te ASH organizatorët do njoftojnë nëse punimi është pranuar jo më vonë se 31 dhjetor 2024.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë