Ministri Blendi Gonxhja pati takime gjatë vizitës që zhvilloi në Francë si pjesë e delegacionit të kryeministrit Rama, në shtëpinë La Maison de l’Albanie, shtëpinë e kulturës shqiptare në kryeqytetin e Francës, Paris. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha se ishte i pari ministër që mbulon Kulturën, që kjo shtëpizë priti. “Pata kënaqësinë të vizitoj La Maison de l’Albanie, shtëpinë e kulturës shqiptare në kryeqytetin e Francës, Paris, dhe të jem i pari ministër që mbulon Kulturën, që kjo shtëpizë priti!”, u shpreh ai në rrjete sociale. La Maison de l’Albanie shërben si qendër për shqiptarët që banojnë në Francë, duke nxitur lidhjet dhe duke promovuar identitetin tonë të përbashkët kulturor, historinë dhe traditat e pasura të Shqipërisë. Ministri Gonxhja tha se një ambient në dukje i vogël, por një vatër e vërtetë atdhetarie, ku janë zhvilluar mbi 200 aktivitete e ngjarje kulturore në 12 vite veprimtari, që nga çelja! “Falenderoj në veçanti z. Luan Rama dhe znj. Anila Hyka Smorgrav, që flasin kaq bukur për misionin vullnetar të qendrës dhe diasporën tonë në Francë, sikurse falenderoj z. Zamir Mati dhe z. Gjergj Themeli për dedikimin e tyre të palodhur që ilustrohej në muret e tejmbushura me posterat e iniciativave ndër vite, si dhe për idetë dhe projektet e reja, gjithëpërfshirëse, që synohen, që premtojnë të lartësojnë diversitetin e kulturës shqiptare në Francë! Traditat dhe kultura jonë shumëdimensionale, janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë!”, shprehet ministri Gonxhja. Ministri Gonxhja thotë më tej se si MEKI – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të kenë një vëmendje të shtuar ndaj këtyre qendrave, për një përkrahje të plotë nëpërmjet strukturave tona diplomatike dhe ato kulturore. “Për të sjellë kudo një pjesë Shqipërie nëpërmjet mbështetjes për aktiviteteve të ndryshme kulturore, por edhe për të lidhur diasporat tona jashtë me atdheun, në çdo aspekt e kontribut”, shprehet më tej ministri Gonxhja. Sipas ministri Gonxhja, rëndësia e mbajtjes gjallë të zemrës e të shpirtit shqiptar, kudo ku ndodhemi nëpër botë, është strategjike për shtetin dhe kombin tonë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë