Opera “Madama Butterfly” e Puçinit erdhi në skenë si një produksion i ri, ku vijoi dhe mbrëmë për publikun. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Paolo Spadaccini, president i bordit të “Festival Puccini di Torre del Lago”, vlerësoi këtë institucion dhe nderoi drejtoreshën e përgjithshme të TKOBAP-së, Abigeila Voshtinën, si ambasadore e artit puçinian në botë, në 100-vjetorin e vdekjes së gjeniut të Torre del Lago. Në njoftimin e institucionit thuhet se është hera e parë që TKOB vlerësohet nga një teatër i huaj.“Në këtë moment të rëndësishëm për teatrin tonë, që përkon me 70-vjetorin e themelimit të institucionit emblemë të artit shqiptar, z. Spadaccini dorëzon çmimin më prestigjioz të “Festival Puccini”, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy teatrove për përhapjen jo vetëm të emrit të kompozitorit të madh italian Puccini, por edhe të produksioneve të “Festival Puccini di Torre del Lago”, që janë vënë në skenën e TKOB-së. Kjo është hera e parë që TKOB vlerësohet nga një teatër tjetër i huaj me çmimin unik “Puccini”, që jepet një herë në vit. Vlerësimi i TKOB-së përkon gjithashtu me 70-vjetorin e krijimit të “Festival Puccini””, thuhet nga TKOB. Opera “Madama Butterfly” që po shfaqet këto mbrëmje në skenë për publikun është produksion i realizuar nga “Festival Puccini” në Torre del Lago. Kryevepra e Puçinit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen nga regjisorja italiane Manu Lalli. Vepra vjen dhe me pjesëmarrjen e sopranos italiane me famë botërore Anna Pirozzi, ku nuk mungojnë dhe artistë të tjerë të njohur të skenës sonë. Dirigjent i orkestrës së TKOB është Jacopo Sipari di Pescasseroli. “Madama Butterfly” është një opera në tre akte nga kompozitorit italian Giacomo Puccini, me libret shkruar nga Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica. Në TKOB vepra vijon dhe në 30 maj dhe 1 qershor.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë