Mozaiku në parkun arkeologjik të Antigonesë është i vizitueshëm për publikun deri në fund të këtij muaji. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit solli dje në vëmendje përmes një materiali mozaikun e Kishës Paleokristiane në Antigone, që është me përmasa 7.8 x 3.8 metra dhe sipërfaqe 30 m2. “Datohet në shek. VI pas Krishtit. Dyshemeja e altarit është e shtruar me mozaikë me tesera të kuqe, të bardha e të zeza. I gjithë mozaiku dhe panelet janë të borduruar me një buzinë me motive floreale dhe gjeometrike. Paneli qëndror paraqet imazhin e një qënie njerëzore me kokën e një qeni apo ujku”, thuhet në materialin e MEKI-t. Një bashkëpunim ndërinstitucional mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore u soll dhe “Java e Mozaikëve”. Kjo sipas MEKI-t për ti dhënë publikut një mundësi më shumë, për t’u njohur me pasurinë e fondit të mrekullueshëm të mozaikëve, që sitet arkeologjike dhe muzetë administrojnë. “Mozaikët do të qëndrojnë të hapur deri në fund të muajit maj”, thuhet nga MEKI. Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Vendbanimi brenda mureve fortifikuese të shek. III ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Mbi vendndodhjen e Antigonesë ka pasur hipoteza të ndryshme deri sa kërkimet arkeologjike të viteve ‘70 dhanë dëshmi të sigurta për këtë. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë