Në kuadër të 57-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të shquar Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një takim përkujtimor për të nderuar figurën dhe punën e tij madhore në lëmin e letrave shqipe. Në këtë takim morën pjesë të familjarë, miq, njerëz të letrave si dhe lexues të autorit Kuteli. Fjalën e rastit e mbajtën studiuesi Behar Gjoka, prof. Kastriot Gjika si dhe djali i tij Pandeli Pasko. Drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli tha se Kuteli ka sjellë bukur pasurinë e madhe të kulturës sonë. “Një rrëfimtar i shkëlqyer, i cili e ka pasuruar gjuhën shqipe dhe ka rrëmuar dhe ka sjellë aq bukur gjithë atë pasuri të madhe të kulturës sonë. Mendoj se është shumë bukur të ndalemi te vlerat tona që vijnë përmes letërsisë”, tha Alda Bardhyli. “Tregimet e moçme shqiptare”, vepra më përfaqësuese e tij do të ribotohet së shpejti. Mitrush Kuteli dallohet jo vetëm për gjuhën dhe stilin e tij në shkrimet prozaike, por edhe si një intelektual i cili punoi fort për t’i dhënë historisë së letërsisë shqipe jo vetëm Kutelin, por edhe figura të tjera si Lasgushi apo Noli. Dhimitër Pasko ishte një shkrimtar, kritik letrar dhe përkthyes i njohur shqiptar. Së bashku me Ernest Koliqin ai konsiderohet si themeluesi i prozës moderne shqipe; në letërsinë shqipe pseudonimi i tij për të cilin fitoi famë ishte Mitrush Kuteli. Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec, ku mori dhe mësimet e para. Studimet e mesme i kreu në Selanik, në Shkollën Tregtare rumune (1921-1928); U diplomua në Bukuresht, më 1931 dhe më 1934; mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare, me vlerësimin më të lartë. Kuteli së bashku me Koliqin mbahen dhe si ndër nismëtarët e kritikës letrare me rubrikën sistematike “Shënime letrare”. Madje është autori i parë shqiptar që botoi libra kritike. U nda nga jeta nga një infarkt më 4 maj 1967.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë