Parada Shqiptare u organizuan në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarë nga të gjitha trevat, diaspora, arbëreshët e Italisë ishin të pranishëm në paradën që zgjati gati dy orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe që u mbyll me ceremoninë e ngritjes së flamurit. Nga sheshi “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi shqiptarët në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë ardhur nga çdo cep i trojeve tona. Kemi pak shi sot, por është bereqet, është begati. I uroj secilit gëzuar festën e flamurit, gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Rroftë Shqipëria! Është shumë e rëndësishme, që teksa kemi ambicie për të shkuar përpara, të kthejmë pak kokën pas, edhe të kuptojmë sa rrugë kemi bërë së bashku, sa vështirësi kemi kaluar së bashku. Të frymëzohemi nga një e kaluar që vërtet na ka rrëzuar shpesh, por jemi ngritur më të fortë, më të bashkuar, jemi bërë më të mirë, jemi lidhur me njëri-tjetrin në një mënyrë të pazgjidhshme”, tha Veliaj. Pas një tradite 15 vjeçare në New York, parada e shqiptarëve u realizua këtë vit në Tiranë. Këtë 28 nëntor, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me shoqatën “Rrënjët shqiptare”, kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës sollën për herë të parë në Tiranë paradën e shqiptarëve, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi”. Në paradën e mbajtur për herë të parë në Tiranë, parakaluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përfaqësues të mbi 150 komunave dhe bashkive nga trevat shqiptare, të veshur me kostume popullore e ngjyrat kuqezi, nxënës të shkollave, përfaqësues të policisë së shtetit, asaj bashkiake. Kjo paradë u ndoq edhe nga qytetarë të shumtë një ditë më parë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë