Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me në fokus shkëmbimin e të dhënave në fushën e letërsisë dhe kulturës, përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët, festimin e përvjetorëve të rëndësishëm në historinë e letërsisë së të dyja vendeve. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic dhe drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli. Sipas marrëveshjes, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë do të nxisin përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët. “Të dyja palët do të ndërmjetësojnë për t’u lidhur me shtëpitë botuese, revistat letrare dhe profesionale dhe organizata të tjera eksperte nga fusha e letërsisë dhe asaj të kulturës. Palët gjithashtu marrin përsipër të punojnë aktivisht për shtrirjen e bashkëpunimit kulturor në të gjitha fushat, projektet, ekspozitat dhe vizitat e delegacioneve të mundshme etj”, thuhet nga QKLL. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic i dhuroi drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit një fjalor dygjuhësh shqip-serbisht të hartuar në vitin 1935 nga Luk Lukaj, një personalitet shqiptar, të cilin e lidhte me Serbinë dashuria për një grua. Fjalori përmban fjalë të vjetra shqipe që datojnë nga viti 1935, ku dallohen fjalë shqipe si: farëshkrim, baltovicë, çpërthye, çpesh, gumsoj, etj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë