Në kuadrin e zgjerimit të marrëdhënieve institucionale të bashkëpunimit me institucione arsimore shkencore u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Arteve. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi dhe rektori i Universitetit të Arteve prof. Kastriot Çaushi. Marrëveshja ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional midis palëve, si dhe midis strukturave përbërëse të tyre; përcaktimin e prioriteteve themelore të bashkëpunimit dhe mënyrën e zbatimit të tyre. “Parim themelor rregullues për bashkëpunimin e palëve është liria akademike dhe autonomia universitare. Ato bashkëpunojnë duke respektuar njëra-tjetrën në vetëveprimin e tyre të rregulluar me ligje dhe me akte nënligjore, duke ruajtur dhe zhvilluar traditat më të suksesshme, përmes nismash, projektesh dhe veprimtarish të përbashkëta akademike kërkimore-shkencore e artistike”, thuhet në marrëveshje. Në veprimtaritë e përbashkëta dhe jashtë tyre palët pranojnë dhe respektojnë kodin europian të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor. Ato mbajnë qëndrim kritik dhe të papajtueshëm ndaj të gjitha formave të plagjiaturës dhe pseudoshkencës. Sipas marrëveshjes bashkëpunimi midis palëve shtrihet në të gjitha fushat e dijes, me përparësi fushat me më shumë interes të përbashkët, si studimet për artin dhe kulturën. “Palët bashkëpunojnë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, si: kuvende, kongrese, konferenca, forume, simpoziume etj. Palët bashkëpunojnë për kryerjen e studimeve të përbashkëta”, thuhet në marrëveshjen mes UA dhe ASH-së. Sa i takon bashkëpunimeve të veçanta, anëtarë të njësive bazë dhe anëtarë të Senatit të UART marrin pjesë në procesin e promovimit të kandidatëve për anëtarë të Asamblesë së ASHSH, siç parashikohet në ligj dhe në statutin e institucionit. “Përfaqësues të profesoratit të UART përfshihen sipas fushave në komisionet e përhershme që funksionojnë pranë ASHSH. UART mirëpret, inkurajon dhe mundëson pjesëmarrjen në këto komisione”, thuhet në marrëveshje. Ndër të tjera ASH garanton përfshirjen e ekspertëve të UART në njësitë e reja të kërkimit shkencor ngritur pranë saj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë