Javët Kulturore Ndërkombëtare vijojnë me Francën. Koncerte, ekspozitat, shfaqje, kulinari, lojëra, shfaqje cirku dhe argëtimi pa fund, do të na shoqëroje përgjatë gjithë këtyre ditëve. Por e veçanta e Javës Kulturore të Francës 13-19 maj do të jetë patjetër edhe shfaqja ujore dhe piroteknike “Fou de bassin”, e cila vjen në datat 15 dhe 16 maj nga Ilotopie, trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francë. Në njoftimin për shfaqjen thuhet se 15 artistë do të performojnë në ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës dhe gjithçka do të jetë falas për publikun. “Shfaqja fillon në orën 20:00 dhe për 50 minuta, qytetarët do të ketë mundësinë të shijojnë muzikë origjinale, kostume dhe dekorime mbresëlënëse, të pa realizuar ndonjëherë në vendin tonë. Pa dyshim që kurioziteti i njerëzve do të jetë i lartë, ndaj është e rëndësishme të vini më herët dhe të uleni të shijoni pamjen duke filluar nga fushat e tenisit buzë liqenit deri tek diga. “Fous de Bassin”, e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma”, thuhet rreth shfaqjes në njoftimin për Javën Kulturore të Francës. Por aktivitetet që janë menduar për Javën e Francës, e cila vjen në kuadër të programit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare nuk përfundojnë këtu. Tek Piramida u çel një ekspozitë, po dje në ambientet e Piramidës u hap dhe “KubFranceTirana”, ndërsa edhe në 16 maj tek Piramida të gjithë adhuruesit e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë Dj Dylan Dylan. Me 14-15 maj, po tek Piramida adhuruesit e lojërave do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë”. Javët Kulturore Ndërkombëtare, çelën siparin më datë 1 maj, për të vijuar direkt me Javën Kulturore të Evropës, e cila organizoi një sërë aktivitetesh nga Tirana, Gjirokastra e Shkodra.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë