Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike. Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shprehet se si qendra më e rëndësishme e Kaonisë, Finiqi antik ka patur një numër të konsiderueshëm ndërtimesh publike në funksion të jetës politike, administrative dhe kulturore të qytetit. Një ndër ta është edhe teatri antik. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë thotë se ai është ndërtuar në pjesën veriore të agorasë (zona publike), ku faqja e kodrës krijon një kavea natyrore për vendosjen e shkallares. “Është ndërtuar në shekullin e tretë para erës sonë dhe është restauruar në fillimet e periudhës Romake, duke vijuar të jetë në përdorim deri në shekullin e tretë pas erës sonë. Gjatë periudhës së Antikitetit të Vonë dhe në Mesjetë, element të ndryshëm të monumentit janë marrë dhe ripërdorur si materiale ndërtimi. Kjo është edhe arsyeja që sot ruhen shumë pak elemente nga arkitektura e tij. Për sa i përket stilit të ndërtimit, ai përbën një tip përfaqësues të teatrit iliro-epirot, që e gjejmë edhe në Bylis, Butrint dhe Dodonë”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë në faqen e saj. Në materialin e DRTK Vlorë thuhet se teatri i Finiqit së bashku me teatrin e Dodonës, për nga kapaciteti mbajtës i numrit të spektatorëve, kanë qenë më të mëdhenjtë në rajon. “Rrënojat e këtij monumenti të rëndësishëm, japin nxitje të mjaftueshme për të vizituar parkun arkeologjik të Finiqit”, thuhet nga DRTK Vlorë. Qyteti antik i Foinikës mori statusin park arkeologjik kombëtar në vitin 2005.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë