Tenori i njohur Ramë Lahaj do të jetë në skenën e Shkodrës. Teori që ka një aktivitet ndërkombëtar të vlerësuar në vijim të aktivitetit të tij artistik do të jetë dhe në Shkodër, por kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci thotë se jo rastësisht tenori i njohur ka zgjedhur këtë qytet. “Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore, z. Ramë Lahaj, do të vijë në Shkodër! “Ramë Lahaj & Friends” do të performojnë për publikun shkodran dhe jo vetëm në koncertin e parë të plotë të tij në Shqipëri. Tenori Ramë Lahaj, i cili është ngjitur në disa prej skenave më prestigjioze të botës, ka zgjedhur jo rastësisht Shkodrën për koncertin e tij, si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën në të gjitha format e saj. Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë kosovarë të operës, i cili ka interpretuar në teatrot më të mirënjohur të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, që më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia””, shprehet Beci në rrjete sociale, ku shton se detajet për koncertin do të jenë në ditët në vijim. Por për këtë koncert ka reaguar në rrjete sociale dhe vetë tenori i njohur. “Së shpejti në Shkodër locen që na ka dhanë përherë veç dashni… mirupafshim!”, shkruan tenori Lahaj. Ramë Lahaj u lind në Istog të Kosovës. Ai u diplomua në Universitetin e Arteve të Tiranës në vitin 2008. Ramë Lahaj ka marrë vlerësime të shumta ku një ndër më të rëndësishmet është “Operalia. Ndër rolet e tij më të spikatura janë Alfredo (La Traviata), Duca di Mantova (Rigoletto) dhe Rodolfo (La Boheme).
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë