Skulptura monumentale “The Albanian Key” do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo vepër është një ndër projektet fituese nga konkursi “Art në hapësira publike”, që u organizua më parë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja shprehet se është një kryevepër artistike. “Në prag të përfundimit skulptura monumentale “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi -Milot! Kjo kryevepër artistike, një ndër projektet fituese të konkursit ndërkombëtar “Art në hapësirën publike”, program nën kujdesin dhe financimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke sjellë një dimension të ri estetik dhe kulturor. Me përmasa mbresëlënëse prej 20 metrash të gjatë dhe 10 metrash të lartë, kjo skulpturë simbolizon fuqinë dhe komunikimin përmes artit”, shkruan ministri Gonxhja në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe foto të veprës. Sipas ministrit Blendi Gonxhja pas orësh të panumërta pune dhe përkushtimi, Alfred Mirashi Milot dhe ekipi i tij po realizojnë një vepër që do të hyjë në historinë e artit shqiptar. ““The Albanian Key” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri”, shprehet Gonxhja. Konkursi ndërkombëtar “Art në hapësira publike” u hap në qershor të vitit 2022 dhe kishte qëllimin për vendosjen e 18 veprave të artit, në vende të ndryshme. Sipas njoftimit të ish Ministrisë së Kulturës më parë ishin identifikuar 18 hapësira publike (1 institucion publik (spital), 12 rrethrrotullime, 4 mbikalime, 1 nyje infrastrukturore). Sipas njoftimit ato shtriheshin nga Veriu në Jug dhe nuk bëhej fjalë vetëm për sheshe, por edhe rrethrrotullime, institucione publike apo mbikalime, si dy rreth rrotullime në Koplik, dy në Bajzë, Divjakë, Grabian, Kavajë, mbikalimi te “Plepat”, rrethrrotullimi në Golem- plazh, mbikalimi te “Pallati me shigjeta”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, etj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë